Në mbështetje të Arsenalit, Dua Lipa shihet në mesin e tifozëve në “Emirates Stadium”

Mbrëmja e sotme në “Emirates Stadium” është bërë edhe më e veçantë për tifozët londinezë, jo vetëm për shkak të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Real Madridit, por edhe për praninë e një ylli me famë botërore: Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare, e rritur në Londër dhe e njohur për suksesin e saj ndërkombëtar në muzikë, është parë në tribunat e stadiumit teksa shijon nga afër këtë sfidë të madhe evropiane.

Tifozët nuk e kanë lënë pa vëmendje prezencën e saj – shumë prej tyre kanë filmuar këngëtaren dhe kanë shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, duke e bërë Dua Lipën pjesë të atmosferës elektrizuese të mbrëmjes.

Duke qenë se është një emër i lidhur ngushtë me Londrën, Dua besohet se po përkrah Arsenalin, ekipin që përfaqëson qytetin ku ajo është rritur dhe ka ndërtuar karrierën e saj.

Aktualisht, rezultati i ndeshjes është ende i barabartë, pa gola, por atmosfera në “Emirates” mbetet e zjarrtë, me një publik të pasionuar që përfshin edhe figura të njohura të artit dhe muzikës si Dua Lipa.

Pritet të shihet nëse praninë e saj do ta sjellë fat për skuadrën e Mikel Artetës në këtë sfidë të rëndësishme kundër gjigantit spanjoll.