Sipas gazetës “Marca”, Alvaro Arbeloa e sheh Arda Guler si figurën themelore të së ardhmes së Real Madridit.
Trajneri ka identifikuar mesfushorin turk si organizatorin kryesor të lojës, duke i besuar një rol qendror në ndërtimin e ekipit për vitet në vijim.
Plani është që 20-vjeçari të shndërrohet në boshtin e mesfushës, rreth të cilit do të strukturohet loja dhe do të diktohet ritmi i skuadrës. Potenciali i tij teknik dhe inteligjenca taktike e bëjnë atë një element thelbësor në projektin se klubit.
Forma e shkëlqyer e turkut në javët e fundit ka konfirmuar pritshmëritë e larta ndaj tij.
Performancat e qëndrueshme kanë treguar se ai po përshtatet gjithnjë e më mirë me kërkesat e futbollit të nivelit të lartë.
Kjo rritje reflektohet qartë edhe në statistika, ku mesfushori ka dhënë asist në katër ndeshjet e fundit radhazi. Në total, ai numëron tri gola dhe 11 asistime në të gjitha garat këtë sezon, shifra që e vendosin mes lojtarëve më ndikues të ekipit.
The post Në Madrid është vendosur! Ja kush do jetë truri i lojës së skuadrës appeared first on Telesport.










