Në LDK konsiderojnë se konstituimi i Kuvendit shumë larg, zgjedhjet më afër

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kosova është më afër zgjedhjeve parlamentare, sesa konstituimit  të Kuvendit.

Kështu deklaroi ajo në emisionin “Info Magazine”, teksa po diskutonte për dështimin e sotëm të seancës konstitutive, dhe propozimin e emrave të rinj nga VV-ja për kryetar të Kuvendit,

“Momentalisht Vetëvendosje nuk po do që ta konstituojë Kuvendin, madje duke i propozuar emrat e tillë polarizues që gjatë qeverisjes së kaluar kanë pasur rol të theksuar për polarizimin e qytetarëve dhe linçim të partive të tjera, ne mendojmë që konstituimi i Kuvendit është shumë larg, dhe jemi më afër zgjedhjeve”, u shpreh deputetja.

Qëndrim të ngjashëm pati edhe Mimoza Kusari-Lila të dielën pasi që ofendoi njëherë subjektet ish-opozitare.