Në ‘kurriz’ të qytetarëve | Bankat në Kosovë brenda një viti fituan mbi 182 milionë euro

 

Bankat komerciale të Kosovës kanë shënuar rekord sa i përketë të hyrave vjetore dhe fitimit neto gjatë vitit 2024.  Të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përdeisa fitimi neto ka qenë më i larti në historinë e sistemi bankar të Kosovës që nga paslufta, përkatësisht 182.1 milionë euro.

Banka Qendrore e Kosovës përmes një raporti ka publikuar të dhënat që lidhen me të hyrat dhe shpenzimet e bankave në Kosovë.

Sipas raportit, gjatë 2024, të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë 182.1 milionë euro.

Të hyrat e bankave janë siguruar nga kamatat dhe shërbimet bankare.

Në raportin e BQK-së tutje bëhet e ditur se gjatë vitit 2024 norma mesatare e interesit ka shkuar në 5.9 për qind, ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita 3.4 për qind.

Sipas këtij raporti, numri i bankave është 11, prej të cilave me pronësi të huaj janë 8.

BQK ka paraqitur të dhënat edhe për institucionet mikrofinanciare dhe ato financiare jobankare.

Ndërkaq, javë më parë GAP ka prezantuar një grafikë ku ka treguar se fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë në vitin 2024 ishte 182 milionë euro, apo rreth 17% më i lartë krahasuar me vitin 2023.

Gjersa thuajse një dekadë më pas, në vitin 2015 fitimi neto i këtij sektori ishte 95 milionë euro.

Në vitin 2016 ishte 76 milionë, në 2017 fitimi neto ishte 85 milionë euro, në vitin 2018 fitimi neto i bankave ka shkuar në 88 milionë.

Fitimi neto i bankave përgjatë viteve ka shkuar vetëm duke u rritur, me përjashtim të 2019 dhe 2020.

Në vitin 2019 bankat kanë fituar 86 milionë dhe në vitin 2020 fitimi ishte 80 milionë.

Në vitin 2021 fitimet e bankave kanë shkuar në 118 milionë, 140 milionë euro në vitin 2022 dhe 155 milionë euro në 2023.

Shifra rekorde bankat fituar në vitin 2024, ky fitimi neto ka qenë 182.1 milionë euro.