Në korrikun e nxehtë, Kosova regjistroi rreth 3 mijë lindje

Për shtatë muaj, nga janari e deri në korrik lindën 15 mijë e 914 fëmijë në Kosovë.

Kështu bëjnë të ditura të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Derisa veç në korrik, kanë lindur 2 mijë e 664 bebe,  apo 5 për qind më shumë se në qershor.

Sipas ASK-së, 1 mijë e 348 foshnja të lindura ishin meshkuj, ndërsa 1 mijë e 316 ishin femra, transmeton Klankosova.tv.

Shifrat përfshijnë lindjet e regjistruara si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Kosovës.

“Në muajin korrik 2025 janë regjistruar 2 664 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 348 lindje janë meshkuj dhe 1 316 lindje janë femra. Në muajin korrik 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 5% krahasuar me muajin qershor 2025”, thuhet në njoftimin e ASK-së.