Në këto zona uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije, ndërsa sipas rezultateve më të fundit, uji nuk rekomandohet për konsum në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në Rajonin e Prishtinës, uji nuk rekomandohet për pije në zonat që furnizohen nga Fabrika për Trajtimin e Ujit në Badoc, si dhe në Vragoli.

Njoftimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm
27 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.
Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
Vragoli.

Rajoni Ferizaj
Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë).

Rajoni i Gjilanit
Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë)
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës
Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit
Malishevë.