Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se sonte, duke filluar nga ora 21:00, për shkak të një dëmtimi në gypin e furnizimit me ujë në rrugën “Ferat Draga”, do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm për këtë zonë.

Në njoftimt huhet se “Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit sa më shpejt të jetë e mundur.

Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të intervenimit dhe stabilizimit të rrjetit”.