Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët kryesore në fshatrat e kësaj komune janë të hapura nga bora, por në viset malore, përkatësisht në fshatrat që shtrihen përgjatë Maleve të Berishës, ka pasur vështirësi në qarkullim.
“Pas shumë përpjekjeve, në fshatin Bardh, është liruar rruga për lagjet e Berishëve dhe Goden”, thuhet në kumtesën e Komunës së Malishevës.
“Në Berishë, trashësia e borës në disa vende arrinte lartësinë rreth tre metra, sidomos në rrugën që lidhet me fshatin Kleçkë, ku është bërë hapja e rrugës, ndërsa edhe në fshatin Bardh, sidomos në lagjen e Berishëve, është hapur rruga deri në brendi të lagjes, pasi nga mbrëmë ka qenë e bllokuar nga bora”, thuhet në kumtesë.