Në kërkim nga Venezuela, arrestohet 51-vjeçari italian në Durrës, pritet ekstradimi

Një 51-vjeçar italian është arrestuar në Portin e Durrësit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë.