Kobbie Mainoo është i hapur për t’u larguar nga Manchester United. Kjo do të ndodhë edhe nëse Bruno Fernandes do të shitet në Arabinë Saudite.
Mesfushori është një nga lojtarët më premtues në Europë, por trajneri Ruben Amorim nuk ka shprehur mbështetjen e duhur për të.
Mainoo duket i interesuar për të luajtur në Gjermani ose Spanjë, dy ligat e tij të preferuara. Ai nuk do të refuzonte një ofertë për ndonjë ekip tjetër në Premier League, gjithashtu.
United në janar kërkoi mbi 70 mln euro për mesfushorin, por tashmë do të ishte i kënaqur edhe me 50 mln euro. Bayern është përmendur si opsion, por bavarezët duan ta huazojnë dhe jo ta blejnë menjëherë.
The post Në janar 70 mln euro, sot 50 mln. Mesfushori i Premier League përfundon te Bayern? appeared first on Telesport.