Astronauti më i vjetër në shërbim i Amerikës ka zbritur në Tokë në ditëlindjen e tij të 70-të.
Astronauti i NASA-s, Donald Pettit, dhe dy kozmonautë rusë kishin qenë në një mision shtatëmujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Anija kozmike Soyuz MS-26 që mbante Pettit dhe rusët Alexey Ovchinin dhe Ivan Vagner, u ul në Kazakistan të dielën.
“Deorbitimi dhe zbritja e tij në Tokë ishin normale”, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos, raporton Sky Neës.
Misioni shkencor shtatëmujor i ekuipazhit filloi më 11 shtator 2024.
Pettit kishte kryer kërkime për të përmirësuar aftësitë e printimit 3D të metaleve në orbitë, për të avancuar teknologjitë e sanitizimit të ujit, për të eksploruar rritjen e bimëve në kushte të ndryshme uji dhe për të hetuar sjelljen e zjarrit në mikrogravitet, thuhet në njoftimin e NASA-s.
Ishte hera e katërt në hapësirë për Pettit dhe Ovchinin, ndërsa ishte fluturimi i dytë hapësinor i Vagner.