Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, pas Christopher Hill ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar është Michael Durkee, ish-këshilltar politik i Wesley Clark, i cili mban kodin 1DW-009, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishtiq, i cili është edhe pala thirrëse.
Dëshmia e dëshmitarit pritet të zgjasë deri nesër (13 nëntor)./BetimipërDrejtësi/









