Një xhirim i rrallë, por i bukur është parë në Gjilan. Arian Mavriqi ka bërë gati 5 orë pritje për të kapur një moment interesant.
Shqiponja Boteo e njohur si shpend mishngrënëse kapet nga kamera duke pritur ushqimin nga “babai” për të ushqyer të voglin e saj e cila ruhej nga “nëna”.
Ndryshe janë tre persona kyç Dr. Granit Hyseni, Arian Mavriqi dhe Jetmir Troshani të cilët falë pasionit, investimit dhe dashurisë shumëvjeçare në art, e të cilët Njeshi i ka shfaqur më herët me projektet dhe arritjet e tyre, kanë arritur që të ngrisin por edhe kultivojnë fotografinë e egër, respektivisht këtë zhanër, e që fokusohet me realizime në trekëndëshin e tokave shqiptare, Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.
Në video më poshtë, shihet momenti kur shqiponja i sjell një hardhucë të voglit të saj.