Në Gjermani “çmenden” pas Diletta Leotta. Bukuroshja shfaqet në stadium për Karius, me fanellën e Schalke 04

Ekspedita gjermane e Diletta Leotta (prezantueses dhe gazetares bukuroshe sportive italiane, që e shohim ngado në fushat e blerta të Serie A) dhe vogëlushes Aria po shkon për mrekulli, e dokumentuar mirë në Instagram përmes historive dhe postimeve të ndara.

Moderatorja dhe fytyra e DAZN, duke përfituar nga një periudhë pushimi nga puna, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të mbështetur bashkëshortin e saj, Loris Karius, me rastin e ndeshjes hapëse të “Zweite Bundesliga”, niveli i dytë profesional i futbollit gjerman.

Diletta Leotta allo stadio per Loris Karius

Hapjen e sezonit të ri të Bundesliga 2 e bëri pikërisht Schalke 04, ku luan Karius, në fushë ndaj Hertha Berlinit. 33-vjeçarja mbërriti në “Veltins-Arena”, stadiumin e Gelsenkirchen, ku u zhvillua ndeshja dhe ndau në Instagram koret e tifozëve që kishin ardhur për debutimin e madh.

Mes fotove të pozicionuara dhe disa videove të drejtpërdrejta nga stadiumi, Diletta Leotta dokumentoi rikthimin në fushë të të dashurit të saj, Loris, i cili është rikuperuar pas dëmtimit që e detyroi ta mbyllte sezonin e kaluar para kohe.

Më pas, për kënaqësinë e fansave, ajo publikoi në historitë e Instagramit edhe foton e një përqafimi të ëmbël me bashkëshortin, menjëherë pas ndeshjes që përfundoi me fitoren 2-1 të Schalke ndaj Hertha, një nga favoritët për t’u ngjitur në elitë.

Diletta Leotta e Loris Karius

Pasi kaloi disa ditë pushimi në Sicilinë e saj, së bashku me Elodie, dhe më pas udhëtoi drejt New York, Diletta Leotta mbërriti në Gjermani në fund të korrikut, me rastin e nisjes së stërvitjeve të bashkëshortit. Me këtë rast, familja e bukur gjeti gjithashtu pak kohë për relaks, duke e dokumentuar gjithçka në Instagram për kënaqësinë e ndjekësve të moderatores.

Menjëherë pas kësaj, Diletta kaloi disa ditë në Gjenevë, Zvicër, duke marrë me vete edhe qenin e saj të dashur, Lillo, një volpin i vogël nga Pomerania, që ka edhe profil të vetin në Instagram, përpara se të rikthehej në Gjermani për rikthimin në fushë të Loris.

The post Në Gjermani “çmenden” pas Diletta Leotta. Bukuroshja shfaqet në stadium për Karius, me fanellën e Schalke 04 appeared first on Telesport.