Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një person.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.