Gian Piero Gasperini po bën një punë fantastike te Roma që në sezonin e tij të parë, duke i rikthyer verdhekuqtë në garën për titullin kampion, pas shumë sezonesh.
Trajneri 67-vjeçar ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në sulm, që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit në garën për titullin kampion. Emri i parë dhe kryesor është ai i Joshua Zirkzee.
Holandezi nuk është një titullar i rregullt te Man. United dhe është gati të rikthehet në Serie A, aty ku për dy sezone luajti te Bologna dhe më pas u transferua te “Djajtë” për 50 milionë euro.
Sipas medieve italiane, Roma do të kërkojë huazimin e Zrikzee deri në fund të sezoni, me të drejtë blerje. Në rast se nuk gjehet dot gjuha e përbashkët me Man. United, klubi verdhekuq do të nisë bisedimet me Tottenham për një transferim të mundshëm të Mathys Tel.
The post Në garë për titullin, Roma gati të rikthejë në Serie A sulmuesin 50 milionë eurosh appeared first on Telesport.











