Në fundvit, Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për pronat

Komuna e Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 30 dhjetor 2025, në ora 11:00, në sallën e madhe të mbledhjeve në objektin e vjetër të Komunës, raporton Demokracia.com.

 Në rend dite është paraparë shqyrtimi dhe miratimi paraprak i listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës së Prishtinës, të cilat planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

Me këtë seancë të jashtëzakonshme, Komuna e Prishtinës po tenton ta përmbyllë miratimin paraprak të listës së pronave komunale për shfrytëzim, para hyrjes në vitin 2026./Demokracia.com/