Në fund të vitit i skadon kontrata me Inter Miami, klubi i njohur ka një super plan për të transferuar Messin

Në fund të këtij viti, Lionel Messi-t i skadon kontrata me Inter Miami dhe deri tani nuk shenja mes palëve për një rinovim të mundshëm. Në këtë situatë, është klubi saudit i Al-Ahli që synon të transferojë Leo Messi-n dhe ka filluar që tani nga puna.

Edhe pse ende nuk janë bërë të ditura detajet ekonomike, sigurisht që për yllin argjentinas do të ketë një rrogë të frikshme, por mbi të gjitha thuhet se atij do i jepet e drejta të marrë pjesë edhe në vendimarrjet e klubit, njësoj siç po bën Cristiano Ronaldo tek Al-Nassr.

Nuk është hera e parë që ka interes nga klubet arabe për Leo Messi-n, por propozimi që ka në plan Al-Ahli është vërtet joshës. Klubi arab kërkon të rikthejë edhe njëherë në skenë duelin e vjetër dhe historik Ronaldo-Messi, sesa do të realizohet, mbetet për t’u parë.

The post Në fund të vitit i skadon kontrata me Inter Miami, klubi i njohur ka një super plan për të transferuar Messin appeared first on Telesport.