Në fund të tunelit ka gjithmonë dritë, sulmuesi italian rikthehet te goli pas 455 ditësh

Atalanta e nisi me barazimin sezoni e ri, 1-1 ndaj Pisa, në Bergamo. Golin për skuadrën e drejtuar këtë sezon nga Ivan Juric, e shënoi Gianluca Scamacca.

Sulmuesi italian rikthehet te goli pas plot 455 ditësh. Goli i tij i fundit në një ndeshje zyrtare ka qenë në maj të vitit 2024. Sezoni i kaluar ishte një makth i vërtetë për të, ku pësoi një dëmtim shumë të rëndë në gju, që e la jashtë për shumë gjatë.

“Ky është ai momenti për të cilin kam punuar shumë. Kalova disa muaj të vështirë, por çdo seancë stërvitore kishte për qëllim rikthimin sa më shpejt në fushë dhe për të ndihmuar shokët e mi të ekipit”, u shpreh sulmuesi pas barazimit ndaj Pisa.

Kujtojmë se 26-vjeçari u transferua në verën e vitit 2023 nga West Ham tek Atalanta për 28 milionë euro. Me rikthimin në fushë dhe në formë pas dëmtimit, Scamacca pritet te jetë një pikë kyçe për “bergamaskët” këtë sezon në arritjen e objektivave të tyre.

The post Në fund të tunelit ka gjithmonë dritë, sulmuesi italian rikthehet te goli pas 455 ditësh appeared first on Telesport.