Në dy muajt e parë të 2025’së shqiptohen mijëra gjoba për kundërvatje në trafik

Policia e rajonit të Prishtinës përgjatë muajit Janar dhe Shkurt ka shtuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer patrullime të shtuara dhe janë ndërmarrë operacione trafiku që në shënjestër kanë pasur zonat me kundërvajtje më të shprehura si dhe kundërvajtjet që kanë cenuar sigurinë rrugore.

Në kontekstin e kësaj për periudhën e sipër cekur janë shqiptuar gjithsej 31110 masa administrative të të gjitha llojeve.

Prej tyre, gjithsej 2487 ka qenë numri i masa administrative të shqiptuara për kundërvajtjet në trafikun rrugor për të cilat janë paraparë pikë negative nga një deri në pesë pikë.

Në rastet e shkeljeve më të rënda të kodit rrugor, në 489 raste është shqiptuar masa e ndalimi  të drejtimit të mjetit me veprim motorik  nga tre deri në nëntë muaj [konfiskimi i përkohshëm i patentë shoferit], përderisa në 704 raste të kundërvajtjeve është shqiptuar masa administrative për gjykatë.

“Vozitni me kujdese, mbërrini të sigurt”, përfundon njoftimin Policia.