Shkruan: Idriz Ismajli
Të kesh gruan mjeke është fat. Nuk ke nevojë të kërkosh mjek për fëmijët, për vete, për familje, për farefis të ngushtë, për farefis të gjerë e të mos numëroj edhe shumë të mira tjera.
Por është, pak sa e vështirë, sepse ndodh që kohë e pa kohë ikën dhe të lenë vetëm me të gjitha, gjellën pa përgatitur, fëmijët pa i ndërruar, apo në rastin më të lehtë s’ke mundësi t’i këmbesh dy llafe me te.
Po ç’të bësh , profesioni i mjekut i ka dhe do sakrifica.
Një mbrëmje vonë,pas një dite pune, të dy të lodhur bëheshim gati për të fjetur.
Një e trokitur në derë.
Dera e hyrjes ku banonim unë me time shoqe me katër fëmijët ishte relativisht larg. Banonim në një shtëpi të huaj dhe atë mik pas miku. Një shtëpi akoma e papërfunduar me një kulm provizor, që shpeshherë pikonte brenda kur binte shi. Por ishte shumë më mirë së një vit më parë, kur dy net nuk mund ti bënim në një vend.
Shtëpinë që e kishim në fshat na e dogjën në ofensivën e fundit Serbe. Disa ditë para kapitullimit të forcave Serbe nga ana NATO-s dhe forcave të UÇK-së, por kjo ishte e keqja më e vogël e mundshme.
Tani në ditët e para të lirisë, çdo gjë më dukej e bukur, kishte tjetër shije, kishte ëmbëlsinë e një diçkaje që kurrë nuk e kisha shijuar sa që edhe zhurmën e avionëve të NATO-s nuk e dalloja dot në ishte simfoni e Betovenit apo ninullë djepi. Me dukej se ato më përkundnin që gjumin të bëjë sa më të qetë. Tani i kujtoj me ato vargje të kohës.
Zhurma e avionëve të NATO-s/Seç më vë në gjumë/Pas sa e sa netëve plot ankth/Kur nuk e dinim nëse do të gdhinim të gjallë/Apo mortja do te na merrte që më natë.
Dhe tani kjo zhurmë/Lehtas më përkund/Dhe për çudi nuk e dalloj, dot/Nëse kjo është simfoni e Betovenit,/Apo këngë djepi/Ninullë.
Urdhëro i thashë. Ishte një mik i imi i fëmijërisë. Jo më tha, është vonë. Më falni që iu shqetësova në këtë kohë, por e kam vëllain me temperaturë.
Cilin?
Goni, ka dy ditë që ka ardhë nga Gjermania.
Pasi që ishte me veturë ne të tre vijuam rrugën menjëherë që sa më shumë të fitojmë në kohë. Shkuam. Goni Ishte shtrirë në shtrat dhe ishte mbuluar trashë, me gjasë kishte ethe nga temperatura e lartë. Pa u pyetur mirë në mes veti si e do zakoni, ime shoqe i mati temperaturën. Temperatura ishte 39.3 oC, kjo ishte mjaftë e lartë për moshën që kishte. I bëri një injeksion dhe pas ca minutave temperatura filloi ngadalë ti bjerë. Pas pak, filluam bisedën.
Ai ngapak çuditej me optimizmin tim. Unë tani mendoja që ne nuk do ti bënim as, tre- katër orë gjumë. Ne do te ngriheshim i madh i vogël në rindërtimin e vendit tonë të përvuajtur dhe të shkelur me shekuj. Ëndërroja se do ia kalonim edhe Zvicrës. Nuk e dijë pse, por ndoshta trysnia aq e madhe e luftës mendoja se tani jetoja në “parajsë”. Sa herë unë çfaqja opinionin tim, Goni me shikonte me një dozë mospajtimi por vetëm nëpërmes mimikës së tij. Më vonë e kuptova që ai nuk donte të ma prishte disponimin që kisha në ato ditë euforie te lirisë.
Po hë si mendon Goni?…Ti nga atje e sheh më mirë perspektivën tonë. Unë më këtë pyetje silur “shkeli me këmbë në toke”.
E Goni mori pak veten edhe më tha. Po ….dhe po mendohet pak…po, nëse pas dhjete viteve behet mire nga sot unë do isha njeriu me i lumtur ne botë. Zëri i Agroni se qe mu duk mua si shumë autoritativ edhepse ndoshta ka qenë shumë miqësor, por mua nuk e di se si me erdhi ashtu. Fillova te marr “inat” Gonin mikun tim te rinisë, ne çast fillova te mendoji për te se po flet me mendjemadhësi. Se ai tani qe është ne Gjermani po duket si me i mençur me i zoti.
Unë doja që menjëherë te behej mire. Menjëherë te ndërtonim shtetin tonë. Dhjete vite, mu duken dhjete shekuj!
Gonit pothuajse i kaloi temperature. Vëllai i tij prapë na ktheu me makinë ne “kasollen time”, qe pikonte kur binte shi, por mua me dukej “pallat”. Lufta kish përfunduar. Ne ishim të lirë. Po ku ka lumturi më të madhe. Goni le të thotë, çka te dojë, aq më bënë!
Tani kaluan mbi 18 vite nga ditët e para e lirisë. Goni jeton ne mes Gjermanisë dhe vendlindjes. Punon dhe vepron atje por kontribuon edhe për vendlindje. Me fal Goni! Me fal për atëherë kur ta mora “inat” për ato dhjetë vite. Me fal! Tani kaluan mbi tetëmbëdhjetë!
Shkurt, 2018