Në cilin pozicion do luajë Christopher Nkunku? Ja 3 variantet që mund t’i vijnë në ndihmë Max Allegri-t

Ditën e fundit të merkatos, Milan transferoi nga Chelsea për 43 milionë euro bashkë me bonuset, Christopher Nkunku. Francezi mund të luajë më shumë si një sulmues i dytë, anësor ose trekuartist.

Ndaj, Max Allegri është i “detyruar” t’i gjejë një vend në formacionin titullar sulmuesit francez. Sipas “TMW” dhe “La Gazzetta dello Sport”, Nkunku ka të ngjarë të luajë si një nga dy qendërsulmuesit në një formacion 3-5-2, në krah të Leao ose Gimenez.

Në një formacion 3-4-2-1, ai ka më shumë gjasa të luajë në një nga rolet e trekuartistit, ndoshta përkrah Pulisic ose Saelemaekers, dhe ndoshta duke luajtur pas Leao-s në qendërsulm.

Ekziston gjithashtu një mundësi që Allegri të zgjedhë të kalojë në një sistem 3-4-1-2 në një moment të sezonit, në këtë rast, Nkunku mund të luajë ose si qendërsulmues, siç do të luante në një 3-5-2, ose në rolin e trekuartistit pas dyshes sulmuese.

The post Në cilin pozicion do luajë Christopher Nkunku? Ja 3 variantet që mund t’i vijnë në ndihmë Max Allegri-t appeared first on Telesport.