Ish-futbollisti brazilian Robinho do të qëndrojë në burg në Brazil, ku po vuan dënimin prej 9 vitesh. Gjykata Supreme hodhi poshtë të hënën apelin për lirimin e tij. Vendimi u mor me shumicë votash gjatë një seance virtuale.
41-vjeçari ndodhet në burgun e Tremembé, 150 km larg São Paulos, që nga marsi 2024. Ai u dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare 23-vjeçare në një klub nate në Milano më 2013, kur luante për kuqezinjtë. Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Kasacionit Italian në janar 2022.
Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të vet, por kur Robinho u kthye në Brazil, gjatë gjyqit në Itali, autoritetet italiane kërkuan që ta vuante dënimin në vendin e tij. Pasi iu dorëzua autoriteteve braziliane, avokatët apeluan disa herë për lirimin e tij, teksa e ka mohuar gjithmonë fajin, duke e cilësuar dënimin rezultat të “racizmit”.
The post Në burg se pë*dhunoi 23-vjeçaren shqiptare, Gjykata Supreme refuzon lirimin e Robinhos appeared first on Telesport.










