Në banesën e saj ndodhi vrasja e bujshme, arrestohet Marsida Qatja

Ditën e sotme është arrestuar nga Policia e Kavajës 33-vjeçarja Marsilda Qatja e shpallur në kërkim dhe e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Qatja është një emer i njohur për publikun për një vrasje që bëri bujë në vitin 2019. Në banesën e saj u ekzekutua Dritan Haxholli nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Ndërkohë në fillim u duk sikur vrasja e erdhi si një krim pasioni me në qendër Qatjan, por më pas Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 33-vjeçaren.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts