Gazetari argjentinas Hugo Balassone deklaroi në “Radio La Red” se sipas informacioneve të tij, “Julián Álvarez do të luajë te Barcelona. Ka pasur interes nga Arsenali, ndërsa cikli i tij tek Atlético Madridi është mbyllur”.
Ai shtoi se sulmuesi mendon se karriera e tij ka nevojë për një ekip që mund t’i garantojë trofe: “Julian beson se karriera e tij ka nevojë për një skuadër që mund t’i japë një titull. Motivimi i tij është që të shkojë te një ekip që mund të shpallet kampion”.
Balassone theksoi gjithashtu se, megjithëse Atlético Madridi mund ta fitojë Kupën e Mbretit, aventura e tij aty “nuk ka qenë hapi i pritur”. I pyetur për koston e transferimit, gazetari shpjegoi se marrëveshja mund të realizohet për rreth 70 milionë euro.
The post Në Argjentinë e bëjnë të sigurt: Álvarez do të kalojë te Barcelona për rreth 70 milionë euro appeared first on Telesport.










