Në Angli pyesin: Pse Donnarumma e hoqi dorën nga topi te goli i parë i Real Madridit?

Në Angli ka debat të madh për paraqitjen e Gianluigi Donnarumma në ndeshjen mes Real Madridit dhe Manchester City. Mes kritikave për gabimin në golin e parë dhe meritës për penalltinë e pritur ndaj Vinicius Jr., opinioni në Angli anon më shumë drejt gjykimit negativ, duke e konsideruar vendimtare pasigurinë që i hapi rrugë fitores së Realit.

Episodi kryesor është goli i parë i shënuar nga Federico Valverde. Në pamjet e përsëritura shihet qartë se portieri italian, në momentin kur topi ishte pranë dorës së tij, e tërhoqi dorën e majtë dhe nuk e preku, duke i dhënë mundësi Valverdes të shënojë në portën bosh. Mesfushori uruguajan më pas realizoi edhe dy gola të tjerë, duke kompletuar tripletën.

Hipoteza më e përhapur është se Donnarumma kishte frikë se po dilte jashtë zonës dhe mund të prekte topin me dorë jashtë saj. Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, shpjegon: “Ai mendoi se po ndërhynte jashtë zonës dhe zgjodhi të mos rrezikojë penallti apo karton të kuq. Më mirë të sakrifikojë golin”.

The post Në Angli pyesin: Pse Donnarumma e hoqi dorën nga topi te goli i parë i Real Madridit? appeared first on Telesport.