Në ambientet e shkollës, zbulohet busti i dëshmorit të kombit Afrim Gashi

Sot, në ambientet e Sh.F.M.U. “Afrim Gashi”, në Hajvali, për nderë të ditës së shkollës, e cila edhe e mban emrin e dëshmorit të kombit, është mbajtur manifestim përkujtimor.

Në këtë manifestim përkujtimor fjalë rasti mbajtën: nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, drejtori i shkollës Xhevat Rafuna, komandanti i batalionit të IV-të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Pren Marashi, dhe vëllai i dëshmorit Shefki Gashi, të cilët edhe zbuluan bustin.

Në fjalën e tij, drejtori Rafuna vlerësoi punën e mësimdhënësve dhe përkrahjen e komunës për ngritjen e bustit të heroit. Pren Marashi tha se sa herë flasim për dëshmorët ne e shohim sa të vogël jemi, duke i uruar në emër të bashkëluftëtarëve për bustin. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli përshëndeti nënë Ramizen për rritjen e djalit, i cili edhe i ra dëshmor dhe tha se shkolla ka tjetër vlerë tani e tutje. Kurse, Shefki Gashi,vëllai i dëshmorit, duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, tha se ne jemi krenar për veprën heroike të vëllait tonë.

Në këtë manifestim u vendosen kurora lulesh dhe para të pranishmëve u shfaq edhe një program kulturor./Fokusi.info/