Në aksidentin e autostradës “Ibrahim Rugova”, mbesin pesë persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në orët e mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Për pasojë janë lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.