Në 20 vjetorin e rënies, shpallet hero Mentor Ratkoceri

Me rastin e 20 Vjetorit të rënies së Dëshmorit Mentor I. Ratkoceri u mbajtën disa aktivitete si dhe u mbajt Akademi përkujtimore.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar dëshmorin Mentor Ratkoceri me urdhrin “Hero i Kosovës” për kontributin dhe rënien e tij për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Këtë titull në emër të presidentit Thaçi e ka ndarë Rrustem Mustafa, ish komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

Ndërsa, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për heroin Ratkoceri ndau një Mirënjohje, të cilën familjes së tij ia dha nënkryetari Migjen Shala.

Me vendim të Kuvendit Komunal të Prishtinës, tani e tutje parku te Posta e Madhe do ta mbajë Emrin e Heroit. Vendimin e ndau kryesuesi i K.K të Prishtinës Agim Kuleta.