Në 20 vjetorin e rënies nderohen dëshmorët e kombit Naim Zahiti dhe Blerim Zuçaku.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, ka thënë se Liria nuk na erdhi si dhuratë, por ajo i ka rrënjët në sakrificën e brezave, luftëtarëve të lirisë e popullit liridashës.
“Sot në 20 vjetorin e rënies nderuam Naim Zahitin dëshmorin e kombit, pjesëtar i LKÇK-së, i burgosur politik, militant e luftëtar i lirisë i ekzekutuar në burgun e Dubravës dhe Blerim Zuçakun pjesëtar i UÇK-së, militant, luftëtar e dëshmor i lirisë. Gjithashtu nderuam edhe kujtimin për 74 civilët e ekzekutuar nga forcat serbe në komunën e Vushtrisë, por edhe të gjithë dëshmorët e luftës çlirimtare të UÇK-së në këtë komunë. Liria nuk na erdhi si dhuratë. Ajo i ka rrënjët në sakrificën e brezave, luftëtarëve të lirisë e popullit tonë liridashës. Andaj ta çmojmë më shumë këtë liri që ta bëjmë Kosovën një vend edhe më të mirë”, ka shkruar Murati./Fokusi.info/