Provimit të Maturës Shtetërore së pari do t’i nënshtrohet regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit
Në ditën e parë të testit nuk do të lejohen telefonat, asnjë nxënës nuk do t’i lejohet ta mbaj testin gjatë testit. Dizajnimi i testit do të jetë ndryshe, 200 kërkesa në të dy testet, kalueshmëria është 40 përqind.
Telefonat nuk do të lejohen, madje edhe administratorët e testit nuk do të lejohen të kenë telefona gjatë mbajtjes së testit.
1. Regjioni i Prizrenit dhe i gjakoves, do ta mbajë testin me 30.05.2018 dhe pjesa e dytë me 07.06. 2018
2. Mitrovica dhe peja me 31.05. 2018, dhe pjesa e dytë me 08.06.2018.
3. Ferizaj dhe gjilani 28.05.2018, dhe pjesa e dytë 05.06.2018.
4. Prishtina me 29.05.2018, testi i dytë 06.06.2018.