Më në fund, një lajm i mirë për Bayern! Klubi bavarez ishte thuajse i dorëzuar për Nick Woltemade, duke qenë se Stuttgart kërkonte “80 deri në 100 mln euro” për sulmuesin, por situata ka ndryshuar.
Nicolo Schira raporton se Bayern ka arritur të ulë pretendimet e klubit rival. Sipas tij, ky operacion mund të kryhet për 50 mln euro.
Sulmuesi gjerman është një nga emrat më premtues të Bundesligës, por jo klas botëror. Pra, ka vetëm 6 muaj që performon në nivelet më të larta, por Bayern e pëlqen për dy arsye.
Së pari, Woltemade është lojtar polivalent, i aftë të luajë në të gjitha rolet e repartit ofensiv, edhe si sulmues pykë. Së dyti, ai është gjerman dhe Bayern, me largimet e dyshes Muller-Sane, ka nevojë për të krijuar fytyrat e reja të futbollit gjerman.
The post Ndryshoi loja! Nga “80-100 mln euro”, Bayern arrin akordin me yllin gjerman për 50 mln appeared first on Telesport.