Në një sport ku imazhi publik ka kaq ndikim mediatik, gjithnjë e më shumë futbollistë po iu nënshtrohen ndërhyrjeve estetike për ta përmirësuar pamjen e tyre. Rinoplastika, transplantet e flokëve, botoksi apo trajtimet dentare janë bërë të zakonshme në futbollin e elitës. Të vetëdijshëm për interesin që ngjall kjo anë më personale e futbollistëve, po ju shfaqim me foto disa nga ndryshimet fizike të lojtarëve.
Sergio Ramos, ish-kapiteni i Real Madridit ka pranuar disa ndërhyrje estetike gjatë karrierës së tij, përfshirë rinoplastinë, injektimet me acid hialuronik dhe trajtimet për zbutjen e rrudhave. Përveç këtyre, Ramos ka zgjedhur transplant flokësh dhe një ndryshim estetik në dhëmbët e tij, me vene dhe zbardhje që kompletojnë imazhin e përkujdesur dhe mediatik.
Joaquín, ikonë e përhershme e Betis dhe tani pjesë e stafit drejtues, gjithashtu e ka përmirësuar pamjen e tij me disa ndërhyrje. Ai ka pranuar se ka bërë mbushje për qeskat e syve, një dozë botoksi dhe transplant flokësh.
CR7, ylli portugez është një nga futbollistët më të analizuar sa i përket imazhit. Gjatë karrierës së tij i është atribuar rinoplastika, trajtimet dentare me vene dhe ortodonti, si dhe ndërhyrje të mundshme faciale me botoks, mbushje për të ruajtur lëkurën të lëmuar dhe pa rrudha në moshën 40-vjeçare. Estetika e tij e kujdesur ka ushqyer gjithashtu thashethemet për trajtime të flokëve. Cristiano e ka kthyer transformimin fizik në pjesë të markës së tij personale.
Mediat britanike kanë theksuar se ish-futbollisti anglez David Beckham mund të ketë kryer ndërhyrje me botoks, mbushje faciale, rinovim me lazer dhe madje transplant flokësh. Beckham ka qenë gjithmonë një ikonë stili dhe imazhi i tij vazhdon të gjenerojë tituj mediatikë, edhe pas tërheqjes nga futbolli.
Sulmuesja zvicerane Alisha Lehmann ka qenë objekt i thashethemeve intensive pas paraqitjes së saj në Europianin 2025, ku habiti me buzët më të plota dhe fytyrën dukshëm më të lëmuar. Megjithëse kurrë nuk e ka konfirmuar, pamja e saj e re shkaktoi debat të gjerë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.
Portieri legjendar kolumbian Rene Higuaita ka qenë protagonist i një operacioni të transmetuar drejtpërdrejt në vitin 2005, që përfshinte rinoplastikë, implant të mjekrës, blefaroplastikë dhe liposucion. “Jam i lodhur si René i shëmtuar; dua të jem René i bukur”, – deklaroi ai pas ndërhyrjes.
The post Ndryshimet e habitshme fizike të yjeve të futbollit, si dukeshin para dhe pas ndërhyrjeve estetike appeared first on Telesport.