Ndryshime në kabinetin qeveritar në Shqipëri

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave në Shqipër ka miratuar disa vendime për lirimin nga detyra të tre zëvendësministrave në disa prej dikastereve kryesore të qeverisë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se u largua nga posti i zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit, Ilva Gjuzi, nga ai i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, ndërsa Romina Kuko është liruar nga detyra e zëvendësministres së Brendshme.

Vendimet janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi menjëherë.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave: Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Ndryshime në kabinetin qeveritar në Shqipëri appeared first on Kosovapost.net.