Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të takohen në muajin maj.
Lajmi i takimit të dy armiqve është bërë i ditur nga zyrtarë të Koresë së Veriut, të cilët kanë zhvilluar një sërë bisedimesh me Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Raportohet se ishte lideri koreano-verior, i cili kërkoi takimin me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Duket se situata e tensionuar mes dy shteteve po zbutet, por Trump ka disa kushte para takimit, mes tyre edhe çështja nukleare.
Që kur Trump mori detyrën, SHBA-ja ka ndërmarrë disa sanksione të rënda ndaj Koresë së Veriut.