Ndodh për herë të parë pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka Jovic, Milan mbetet pa numrin 9

Milan ishte një nga ekipet më aktive në merkaton e fundit, ku pati disa përforcime, por edhe shumë largime. Një nga lojtarët e larguar ishte edhe Luka Jovic, i cili mbante numrin 9 te kuqezinjtë.

Pas largimit të sulmuesit serb, Milan mbetet për herë të parë pas plot 100 vitesh pa numrin 9. Edhe pse vitet e fundit, sulmuesit që e kanë mbajtur këtë numër, nuk është se kanë patur ndonjë rendiment të jashtëzakonshëm, me përjashtim të Oliver Giroud, numri 9 ka një rëndësi dhe peshë për çdo ekip.

Nga opsionet që Milan ka aktualisht në sulm, asnjë prej tyre nuk do të mbajë fanellën me numrin 9 këtë sezon. “La Gazzetta dello Sport” thotë se fakti që askush nga sulmuesit e tanishëm nuk mban numrin 9, mund të jetë shenjë për transferimin e Dusan Vlahovic në merkaton e janarit. Sulmuesit serb i skadon kontrata me Juventus në fund të këtij sezoni dhe deri tan nuk ka shenja për rinovim mes palëve.

The post Ndodh për herë të parë pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka Jovic, Milan mbetet pa numrin 9 appeared first on Telesport.