Ndodh në Spanjë! Ngatërrojnë himnin e Champions League me atë të Europa League (video)

Në “Estadio de la Ceramica”, Villarreal po përballet me Copenhagen për javën e gjashtë të Champions League. Në fillim të ndeshjes ndodhi një incident i vogël.

Në vend të himnit të Champions League, në stadium u vendos himni i Europa League dhe sigurisht që momenti nuk vonoi të bëhej viral. Përsa i përket rezultatit, danezët gjetën golin që në minutën e 2-të me Mohamed Elyounoussi.

Në rast se në La Liga, Villarreal po bën mjaft mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e tretë, në Champions League ka vetëm 1 pikë deri tani.

The post Ndodh në Spanjë! Ngatërrojnë himnin e Champions League me atë të Europa League (video) appeared first on Telesport.