Ndodh në Eredivisie, fiton 8-2 por renditet në vendin e fundit

Një befasi e madhe ka ndodhur në javën e 11-të në Eredivisie, në Holandë. Në ndeshjen e luajtur sot në mesditë Heracles-Zwolle, u shënuan 10 gola, një shifër jo shumë e zakontë.

Por, ajo që e bën këtë ndeshje aspak të zakontë është fakti që Heracles renditet në vendin e fundit dhe pas 11 javëve numëron vetëm dy fitore, një nga të cilat është kjo e sotmja 8-2. Zwolle renditet dy vende më sipër.

Edhe pse miqtë shënuan të parët që në minutën e 9-të, vendasit reaguan shpejt duke përmbysur shifrat dhe duke shkuar në avantazh 4-1 pas 45 minutave të para. Duhet përmendur fakti që miqtë luajtën me një lojtar më pak për 60 minuta. Shifrat u thelluan akoma edhe më shumë pjesën e dytë, ku Heracles shënoi edhe 4 gola të tjerë, rezultati përfundimtar 8-2. Ndoshta pas kësaj fitoreje spektakolare, Heracles do motiviohet për fitore të tjera dhe për të shpëtuar nga vendi i fundit.

Përsa i përket renditjes në Eredivisie, në krye gjenden PSV dhe Feyenoord me nga 28 pikë.

The post Ndodh në Eredivisie, fiton 8-2 por renditet në vendin e fundit appeared first on Telesport.