Një ngjarje disi komike ka ndodhur fundjavën e kaluar në kampionatin brazilian të futbollit.
Në “Urbsan Arena”, gjatë ndeshjes Betim-Cruzeiro, portieri i ekipit mik ka lajmëruar gjyqtarin e ndeshjes se kishte një urgjencë fiziologjike: Duhej të shkonte në banjo.
Gjyqtari i jep leje portierit Cassio të shkojë në dhomat e zhveshjes. Ngjarja ndodhi vetëm 3 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.
Loja u ndal për 4 minuta dhe pasi kreu punë, portieri u kthye duke qeshur në fushë, ndërkohë që tifozët hidhnin kunja për këtë ndalesë loje, duke shkaktuar mjaft të qeshura edhe te lojtarët.
CÁSSIO INTERROMPE JOGO DO CRUZEIRO CONTRA O BETIM PARA IR AO BANHEIRO
The post Ndodh në Brazil! Gjyqtari ndal ndeshjen për 4 minuta, portieri duhet të shkojë me urgjencë në tualet (video) appeared first on Telesport.









