Sporting Lisbon ka fituar 3-0 ndaj Bodo/Glimt në ndeshjen e kthimit në Champions League, për të përcaktuar ekipin e parë çerekfinalist. Norvegjezët kishin fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë, ndaj ndeshja shkon në shtesë.
Portugezët gjetën avantazhin në minutën e 34-të, falë golit të Gonçalo Inacio. Qendërmbrojtësi shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi të Trincao. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Sporting.
Në pjesën e dytë, portugezët shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 61-të, pas një pasimi të mrekullueshëm të Catamo dhe asistit të Luis Suarez, ishte Pedro Goncalves që dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 77-të, ishte Luis Suarez që shënoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga njëri prej lojtarëve të skuadrës norvegjeze.
Koha e rregullt mbyllet 3-0 për Sporting dhe ndeshja shkon në shtesë. Në rast se shifrat nuk ndryshojnë as pas 30 minutave, atëherë dy ekipet do t’i drejtohen “ruletës ruse”.
The post Ndodh mrekullia në Lisbon! Sporting bën përmbysjen e madhe, por kualifikimi ende nuk është vendosur (video) appeared first on Telesport.










