Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. “Marca” raporton se në mënyrë të habitshme ka ende bileta në shitje për supersfidën e nesërme mes Real Madridit dhe Manchester City, ndeshja e parë për 1/16-at që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.
Në rast se në vitet e tjera për të njëjtën përballje, biletat shiteshin të gjitha që në ditët e para, këtë herë ka ndodhur ndryshe. Momentalisht ka bileta në dispozicion sipas të gjitha kategorive të çmimeve.
Cila është arsyeja? “Marca” por edhe medie të tjera nga Spanja bëjnë me dije se tifozët e Real Madridit nuk janë të kënaqur me formën aktuale të ekipit të tyre dhe nuk besojnë se do e kalojnë këtë raund.
Po ashtu, “Los Blancos” vijnë me mungesa thelbësore në këtë takim si Mbappe, Bellingham dhe Rodrygo, gjë që i bën tifozët madrilenë të mendojnë se ka pak shanse për të eliminuar City-n.
The post Ndodh çudia në Spanjë! Zbulohet arsyeja pse nuk janë shitur të gjitha biletat për supersfidën Real-City appeared first on Telesport.










