Një kërkesë falje publike nuk mjafton. Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi mbrëmjen e të premtes se ekipi I tij ligjor do të padisë median Britanike BBC për gabimin në montazh që transmetuesi publik britanik bëri në emisionin Panorama në lidhje me fjalimin e mbajtur në 6 janar të vitit 2021 nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Trump tha nga bordi I avionit të tij Air Force One se ekipi I tij ligjor do të ngrenë padinë javën e ardhshme dhe do të kërkojnë nga 1 deri në 5 miliardë dollarë dëmshpërblim.
BBC I kërkoi falje publike presidentit Amerikan Donald Trump këtë të enjte në një deklaratë zyrtare duke pranuar se montazhi i fjalimit të Presidentit Amerikan përgjatë mandatit të tij të parë kishte krijuar Idenë se Trump kishte bërë thirrje për dhunë. Transmetuesi publik britanik tha se programi I tyre nuk do të ritransmetohej ndërsa përtej kërkesë faljes theksoi se nuk do të ofronte një dëmshpërblim financiar.
BBC theksoi një sere arsyesh për të mos paguar këtë dëmshpërblim nisur nga fakti se programi nuk ishte transmetuar në Shtetet e Bashkuara e deri tek fakti se në një orë material televiziv kishte më shumë zëra pro Trump sesa kundër tij.
Presidenti Amerikan Donald Trump e kishte quajtur BBC media e cila transmetonte informacion të rreme duke i akuzuar se i kishin ndryshuar fjalimin.
Trump i cili tha se do të padisë me cdo kusht BBC këtë të premte njoftoi gjithashtu se do të bisedonte edhe me kryeministrin Britanik Keir Starmer.
Zbulimet mbi editimin çuan në dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie, dhe të shefes së lajmeve, Deborah Turness.










