Ndjek vetëm atë në Instagram, Kaderi ngacmon Xhenetën për Gjestin: Jemi vetëm shokë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme.

Në këto të fundit duket tejet në formë, e veshur me një fustan të bardhë të gjatë e me doreza.

Por, ajo që mori vëmendje ishte një koment nga Xheneta Fetahu, që siç shihet ishte një ‘kunj’.

Foto: Screenshot/Instagram

“Pse kaq seksi, unë jam xheloze”, ka shkruar ajo.

E komenti i bukuroshes nga Prizreni ishte: “Jemi vetëm shokë”.

 

Kjo duket se iu referua situatës me Gjestin, pasi fituesi i këtij viti në Big Brother VIP Albania, ndjek vetëm Kaderin.

E Xheneta kishte një marrëdhënie me të gjatë kohës sa ishin në Big Brother të Kosovës.

Foto: Screenshot/Instagram

Pati edhe plot komente të tjera në lidhje me këtë çështje, ku thuhet se u bë me qëllim për të ndezur debat.