Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili po shqyrton seriozisht një transferim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme.
Sipas prestigjiozes La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e 30-vjeçarit është bërë temë diskutimi në ambientet e klubit italian, pasi oferta financiare nga Arabia Saudite është mjaft e lartë dhe përfaqëson ndoshta shansin e fundit të tij për një kontratë të madhe në një kampionat më pak kërkues.
Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Verona dhe është shndërruar në një pikë kyçe të prapavijës, duke qenë protagonist në dy sezonet kur klubi u shpall kampion i Serie A.
Tashmë, pas pesë vitesh të suksesshme në Itali, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës mund të përballet me një kthesë të madhe në karrierë.
Napoli, i vetëdijshëm për rrezikun e largimit të një prej lojtarëve më të besuar në prapavijë, ka nisur menjëherë kërkimin për një zëvendësues. Sipas raportimeve, në listën e alternativave kryesojnë dy emra: Trevoh Chalobah i Chelseat dhe Sam Beukema i Bolognas.
Situata mbetet e hapur, ndërsa priten zhvillime në ditët në vijim që do të përcaktojnë nëse Rrahmani do të qëndrojë në Evropë, pasi e duan edhe Tottenham dhe Aston Villa, apo do të ndjekë rrugën e shumë yjeve drejt futbollit saudit
The post Arabia Saudite tundon Amir Rrahmanin! appeared first on GazetaBlic.