Ka përfunduar me përmbysje spektakolare, sa nga njëra anë në tjetrën, ndeshja shumë e luftuar e Premier League mes Tottenham dhe Manchester United 2-2. “Djajtë e Kuq” e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, falë golit të shënuar nga Bryan Mbeumo, por vendësit ia dolën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, me Mathys Tel dhe Richarlison.
Epërsia 2-1 ishte në fuqi deri në minutën e parë të kohës shtesë, por në fund fare, në minutën e 6-të shtesë, miqtë nga Manchesteri barazuan me De Ligt. Të dyja skuadrat ndajnë mes tyre nga një pikë tepër të luftuar. Duhet përmendur fakti se Mbeumo po kalon një formë të jashtëzakonshme; me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, fitues i çmimeve “Premier League Player of the Month” dhe “Manchester United Player of the Month”.
Skuadra e Ruben Amorim ishte deri diku e pafat, sepse Harry Maguire u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi në “hamstring”, ndërsa Van de Ven shpëtoi “Spurs” me një pritje të jashtëzakonshme ndaj Sesko. Ky i fundit u dëmtua po ashtu afër fundit të ndeshjes dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë, pasi i kishte kryer të gjitha zëvendësimet e mundshme.
Kliko linkun për të parë 4 golat e ndeshjes dramatike.

The post Ndeshje e çmendur, fund dramatik mes Tottenham dhe Manchester United appeared first on Telesport.












