Ndeshja Inter-Juventus shkon në prokurori, dyshime për bisedën Talgliavento-Alegri (Video)

Heshtje në mënyra të ndryshme dhe humore në skaje të kundërta. Është kjo pasqyra pas ndeshjes Inter-Juventus në të dy kampet. E diela për zikaltrit dhe bardhezinjtë ka qenë si nata me ditën, me bardhezinjtë nga njëra anë që pas asaj përmbysjeje të çmendur në San Siro kanë parë Napolin të rrëqas në Firence ndaj Fiorentinës, duke u afruar ndjeshëm me titullin e 7-të radhazi.
Ndërsa, në krahun tjetër zikaltrit të cilët e kanë vuajtur akoma edhe më shumë humbjen në minutat e fundit në derbin e Italisë pas fitores së Lazios ndaj Torinos që ka ndërlikuar ndjeshëm objektivin Champions për Interin, sepse tashmë skuadra e Spallettit është -4 nga dy romanet.
Gjykimi i Daniele Orsatos nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Interit , duke iu referuar asaj çfarë ndodhi në  ndeshjen Inter-Juve dhe sesi gjyqtari kryesor nuk i nxorri kartonin e dytë të verdhë boshnjakut Miralem Pjanic.
Por, në këto momente më shumë sesa vendimet e gabuara të Orsatos, objekt diskutimi është bërë sjellja e gjyqtarit të katërt, Paolo Tagliavento, i cili në zonën miks të stadiumit        ( vendin ku jepen intervistat) ka shkëmbyer disa fjalë me trajnerin e Juves Allegri të cilat lënë vend për interpretim, ndërkohë është kapur edhe një tjetër video ku Tagliavento flet me Orsaton në kufje në momentin e golit të barazimit 2-2 të Juventusit dhe i thotë fitojmë në shtesë, edhe pse asgjë nuk dëgjohet qartë dhe ka shumë gjasa që gjyqtari t’i ketë thënë kryesorit, sa minuta shtesë do të akordojmë.
Polemikat për derbin e Italisë nuk kanë fund pasi prokuroria e ligës italiane të futbollit ka kërkuar të shikojë me imtësi këto dy video që po bëjnë xhiron e botës dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. E sigurtë është Inter-Juve nuk përfundon asnjëherë pasi rivaliteti mes tyre vazhdon edhe përej fushës së blertë./gazeta shqip.

https://www.youtube.com/watch?v=exit95paTIU