Liverpool ka zbritur për herë të parë në fushën e “Anfield” pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota-s. Kampioni në fuqi i Anglisë ka fituar miqësoren e parë ndaj Athletic Bilbao 4-1, ndërkohë që në orën 21:00, të dyja ekipet do përballen sërish mes tyre, në miqësoren e dyta brenda ditës së sotme.
Liverpool e nisi takimin me këtë formacion zyrtar: Woodman; Jones, Stephenson, Robertson, Tsimikas; Nyoni, Mac Allister, Elliott; Doak, Nunez, Ngumoha.
16-vjeçari Rio Ngumoha shënoi që në minutën e dytë, pas një aksioni personal dhe një goditjeje fantastike nga distanca. Tre minuta më vonë, ishte radha e Darwin Nunez për të shënuar golin e dytë, pas asistit me kokë nga Ngumoha.
Në minutën e 20-të, futbollistët në fushë dhe gjithë tifozët e pranishëm duartrokitën për një minutë në shenjë respekti për Diogo Jota-n.
Në minutën e 42-të ishte radha e skocezit, Ben Doak, i cili shënoi golin e tretë me një goditje të fuqishme. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për të kuqtë. Në minutën e 57-të, Harvey Elliott shënoi golin e katërt pas asistit të Darwin Nunez. Në minutën e 76-të, spanjollët do të shënonin golin e nderit me Gorka Guruzeta.
Ndërkohë për sfidën e dytë që do fillojë në orën 21:00, Liverpool do e nisë me këtë formacion zyrtar: Mamardashvili; Frimpong, Konate, Endo, Kerkez; Gravenberch, Szoboszlai, Wirtz; Gakpo, Ekitike, Salah.
The post Ndeshja e parë në “Anfield” pa Diogo Jota-n, Liverpool fiton miqësoren e parë ndaj Athletic Bilbao (video) appeared first on Telesport.