Sot në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luhet ndeshja e kthimit për raundin e dytë eliminator në Champions League mes Dritës dhe FC Copenhagen.
Ndeshja e parë ka përfunduar 2-0 në favor të danezëve, të cilët fituan falë dy penalltive të shkaktuar nga mbrojtësi i Dritës, Raddy Ovouka.
Pavarësisht se shanset janë të pakta, “Intelektualët” do provojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe të tentojnë kualifikimin për në raundin e tretë.
FC Copenhagen nuk ka nxjerrë asnjë problem dhe ka respektuar legjislacionin në Kosovë, duke hequr logon e sponsorit të tyre kryesor Unibet. Në Kosovë janë të ndaluara me ligj reklamat e basteve dhe danezët e kanë respektuar më së miri këtë ligj.
Klubi danez ka bërë të ditur se do jenë të pranishëm 75 tifozë të tyre në “Fadil Vokrri” dhe i ka falënderuar ata publikisht për mbështetjen në sfidën e sotme.
The post Ndeshja e kthimit, Drita-Copenhagen. Danezët respektojnë ligjet e Kosovës dhe nuk shkaktojnë probleme appeared first on Telesport.