Ndeshja e ‘Dardanëve’ sonte, Sahiti flet për Klanin: Fokusi te kualifikimi në Kampionatin Evropian (VIDEO)

Pikërisht në ditën e zgjedhjeve, kombëtarja e Kosovës në futboll do të ‘zbarkojnë’ në fushë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen miqësore përballë Andorrës.

Futbollistët i kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para lojës.

Në një intervistë për Klan Kosovën, drejtori sportiv Muharrem Sahiti, tha se fokusi kryesor i kombëtarës mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian.

“Fillojmë në mars të vitit të ardhshëm edhe aty besoj që do ta shohim Kosovën në Kampionatin Evropian”, deklaroi Sahiti për Klan Kosovën.