Bayer Leverkuseni e ka arritur edhe ndeshjen e 50-të pa humbje gjatë këtij sezoni.
Ekipi ku luan Granit Xhaka, ka fituar me rezultat 0:5 si mysafir i Bochumit.
“Farmacistët” janë shpallur kampionë të Bundesligës për herën e parë në histori.
Aktualisht skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso i ka të grumbulluara 87-të pikë apo 15 më tepër se Bayern Muncheni.
Leverkusen është në lojë edhe në dy gara tjera.
Më 25 maj, do të ballafaqohet në finalen e Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal) kundër Kaiserslauternit.
Kurse, tri ditë më herët, do të jetë një përballje tejet e rëndësishme kundër Atalantas, në finalen e Europa League.
Kjo finale ndryshe do të jetë edhe përballje e dy shqiptarëve, pasi që përballë njëri-tjetrit do të luajnë Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka.